Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeFlet zëvendësministri serb i emëruar nga Kurti: Nuk kam turp nga e...

Flet zëvendësministri serb i emëruar nga Kurti: Nuk kam turp nga e kaluara ime

Radoica Radomiroviq, me prejardhje nga Leposaviqi, ishte i përzgjedhuri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. E kaluara e Radomiroviq nuk duket se i pengoi Kurtit që ta dekretonte si zëvendësues të Nenad Rashiqit, kryesuesit të ministrisë në fjalë.

Radomiroviq, ishte pjesë e Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë dhe po shërbente më 1999-ën për ta në Kosovë.

Detaje në vijim.

Radomiroviq ka thënë se s’ka frikë nga e kaluara e tij, derisa shtoi se ka kryer detyra administrative në ushtrinë e ish-Jugosllavisë.

“Të gjithë e dinë se kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave, kam punuar në Mitrovicë në kazermë si Civil në detyra administrative, gjatë luftës kam paguar shujta dhe rroga pjesëtarëve të UJ-së. Posedoj edhe vendim me vete që kam qenë civil në shërbim të UJ-së”, deklaroi ai.

Radomiroviqin është pyetur nëse ka qenë në dijeni kryeministri Kurti për të kaluarën e tij, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet për këtë.

“Çdo njeri i ndershëm nuk ka turp dhe frikë nga e kaluara e tij, sigurisht që të gjithë në zonën time e dinë që u kam paguar shujta rezervistëve”, thotë më tej ai.

Më 25 maj të këtij viti, kryeministri Kurti emëroi Radomiroviqin si zëvendës të Rashiqit, duke liruar nga detyra Gazmen Salijeviqin që mbante atë detyrë deri atëherë.

Në komunikatë të kryeministrisë për emërimin e Radomiroviqit, thuhej se Kurti “e uroi Radomiroviqin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments