Monday, November 18, 2024
HomeLajmeKosovaFlet 21-vjeçari nga Kosova që ia grabitën veturën luksoze në Shqipëri

Flet 21-vjeçari nga Kosova që ia grabitën veturën luksoze në Shqipëri

Meriton Ahmetaj ishte duke u kthyer nga pushimet në Budva me shokun e tij, kur gjatë rrugës transit në Shqipëri atij ia grabitën veturën dhe gjërat e tjera disa persona nën kërcënimin e armëve.

21-vjeçari tregon se gjatë përshkrimit të rrugës në Milot vetura mbrapa kishte lëshuar rrotacionin, duke i kërkuar të hapë krahun.

Meritoni duke gjykuar se mund të jenë policë civilë kishte ndaluar, pasi thotë se në atë moment kishte tejkaluar shpejtësinë nga 60 në 80 km në orë.

Meritoni tregon se personat kishin të folurën e veriut dhe ishin me dy vetura me tabela italiane.

Babai i tij, Rrahmani, thotë se qeveria shqiptare duhet ta rrisë sigurinë në rrugë dhe jep vërejtje për numrin e vogël të patrullave në autostradë.

Lidhur me rastin Ahmetaj tregon se përveç autoriteteve në Shqipëri, është angazhuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit. Derisa ai thotë se ka adresuar letër edhe presidentit Ilir Meta, nga i cili ka marrë mbështetje për zbardhjen e rastit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments