Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetFlasin nga grupi i kosovarëve që po ecnin në zonën e Zubin...

Flasin nga grupi i kosovarëve që po ecnin në zonën e Zubin Potokut: Jemi mirë

Grupi prej 50 kosovarëve që dolën për të ecur nëpër zonën e Zubin Potokut janë lajmëruar pasi u raportua se në afërsi të tyre serbët lokalë shkrepën me armë. Ata thonë se janë mirë dhe të sigurt.

Nga “Kosovo Mountain Club” thanë se ecja ka qenë e parlajmëruar në institucionet përkatëse.

“Te gjithe jemi mire dhe te sigurt pas incidentit qe ndodhi. Tani po vazhdojme ecjen ne Shale te Bajgores. Ecja sot ka qene e lajmeruar ne institucionin perkates. Ju faleminderit qe treguat shqetesim dhe kujdes”, thuhet në postimin e këtij grupi bjeshkëtarësh në Facebook.

Edhe ish-deputetja e Kosovës, Donika Kadaj, është raportuar se është në mesin e një grupi kosovarësh prej 50 personash nga “Kosovo Mountain Club” të cilët kanë dalë për ‘hiking’ në veri të Kosovës. Ata e kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri. Kadaj është lajmëruar nga Mitrovica me një fotografi të postuar në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments