Sunday, November 24, 2024
HomeSportFlasin nga FFK: A do mungojë Lirim Kastrati dhe nëse do ftohet...

Flasin nga FFK: A do mungojë Lirim Kastrati dhe nëse do ftohet Edon Zhegrova?

Ylli i Legia Varshavës, Lirim Kastrati ka munguar në dy stërvitjet e fundit të Kombëtares së Kosovës.

 

Mediat lokale raportuan se Kastrati ka pësuar një lëndim dhe që nuk do jetë gati për dy ndeshjet që zhvillojmë këtë muaj, ndaj Suedisë dhe respektivisht Gjeorgjisë.

Lajmi.net, ka kontaktuar drejtorin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti që bëri me dije se vendimi përfundimtar për Kastratin do mësohet në mbrëmje.

“Më vonë do vendoset, vendimi do t’i takojë stafit mjekësorë, pra në bashkëpunim me stafin mjekësorë të klubit atje do vendoset. Ata kanë kërkuar një rëntgen (për ta identifikuar lëndimin) dhe aty do shihet nëse mund të luajë. Gjasat janë, por pritet që në mbrëmje të mësohet saktësisht”.

Tutje, gjithashtu u spekulua se në vend të Lirim Kastarit, mund të ftohet Edon Zhegrova, që nuk ka pasur ftesë këta muajt e fundit.

Por, Sahiti thotë se ky vendim do t’i takojë përzgjedhësit Bernard Challandes, që fillimisht do shoh gjendjen e Kastratit.

“Është e drejtë ta zëvendësojë me dikë apo jo. Është e drejtë e tij, mbetet të shihet. Pa e shikuar gjendjen e tij (Kastratit), nuk mund të marrë asnjë vendim”.

Ndërkohë, Kosova këtë të shtunë është mysafir i Suedisë, ndërsa tre ditë më vonë do e pres Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments