Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Vlorë në kuadër të Ditës së 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një prononcim të shkurtër për Euronews Albania, ai uroi shqiptarët për 28 Nëntorin duke thënë: “Gëzuar të gjithëve 28 Nëntorin, festën e bashkimit! Flamuri, pavarësia, bashkimi dhe liria”.
Ceremonia për Ditën e Pavarësisë u mbajt në “Sheshin e Flamurit” në qytetin e Vlorës.
Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
Pjesë e ceremonisë është ngritja e Flamurit dhe vendosja e kurorave me lule në monumentin e Ismail Qemalit.
Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë sfiduar edhe kushtet atmosferike dhe reshjet e shiut.
Kujtojmë se ditën e sotme Shqipëria shënon 111 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane, nga e cila ishte e pushtuar për rreth 500 vite.