Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaFjalët e para të Christopher Hill në Beograd

Fjalët e para të Christopher Hill në Beograd

Ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka folur për media pasi ka arritur në Beograd sot. Hill ka thënë se s’ka qenë për një kohë të gjatë në Serbi dhe ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet brezi i ri i njerëzve në Serbi dhe perspektiva e re e Serbisë, pasi Hill thotë se Serbia është ndryshe prej kohës kur ai ishe në Beograd herën e fundit.

“Unë s’kam qenë për një kohë të gjatë këtu, më duhet të mësoj shumë për Serbinë. Më duhet të dëgjoj shumë dhe do të filloj nga sot, kur do ta kem mundësinë të marr letrat kredenciale nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq”, ka thënë Hill, shkruan Danas.

Hill tutje ka thënë se është i lumtur që është kthyer në Beograd bashkë me gruan e tij Julie dhe sipas tij Serbia është një vend ndryshe sot.

“Nuk më ka rënë të merrem me situatën këtu për dekada, gjë që është arsyeja pse duhet të kuptoj gjeneratë e re të njerëzve, disa prej të cilëve s’kanë qenë as të lindur kur unë isha në Beograd më herët”, ka shtuar tutje Hill.

I pyetur për ardhjen e tij në kohë fushate dhe në prag të zgjedhjeve në Serbi, Hill ka thënë se ka ardhur sa më shpejt që ka mundur, duke theksuar procedurat që kanë zgjatur pothuajse 9 muaj në SHBA dhe ka potencuar se ardhja e tij në këtë kohë s’ka kurrfarë lidhshmërie me zgjedhjet në Serbi.

“Ne kemi votuar në Florida”, ka vazhduar Hill me shaka.

Ai tutje ka thënë se do të flasë më në detaje për çështje të ndryshme në momentin që do të akreditohet zyrtarisht si ambasador në Serbi.

“Unë do të punoj për të vendosur paqe në Evropë”, ka thënë Hill, duke shtuar se duhet të kuptohet që lufta në Ukrainë është çështja kryesore sot në botë që ka ndikim tek të gjithë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments