Margaret Loughrey, 56 vjeçe, e cila fitoi 27 milionë paund( mbi 31 milionë euro), 8 vjet më parë në lotari dhe ishte shprehur se po i shkatërrohej jeta, është gjetur e pajetë në banesën e saj në Strabane në Irlandën e Veriut.
Pak kohë më parë, Margaret shprehej se çmimi i fituar në EuroMillions e kishte shkatërruar atë. Pasi fitoi shumën e majme, zonja Loughrey bleu një fabrikë, ndërsa gati gjysmën e shumës së fituar e ndau në ndihmë të familjeve në nevojë.
Megjithatë, edhe pse të gjithë e ëndërrojnë atë çmim nuk ishte kështu për Margaret.
“Më ka shkatërruar jetën. Kanë kaluar 6 vite nga çmimi. Unë nuk besoj në fe, por nëse Ferri ekziston, unë kam qenë në të”, shprehej dy vite më parë Margaret.