Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaFinlanda dhe Suedia dorëzojnë nesër aplikimin e tyre në NATO, mesazhi për...

Finlanda dhe Suedia dorëzojnë nesër aplikimin e tyre në NATO, mesazhi për Erdogan

Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimin e tyre për NATO të mërkurën, tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinistö në Stokholm.

“Demokracia ka fituar,” tha presidenti Niinistö në nisje të fjalës së tij.

“E gjithë kjo pranverë ka qenë një triumf për demokracinë në Finlandë”, shtoi ai, duke iu referuar mbështetjes dërrmuese që aplikimi i Finlandës për NATO’n mori sot në parlament dhe mbështetjes nga populli finlandez.

“Suedia gjithashtu pret të bashkëpunojë së bashku me Turqinë brenda NATO’s,” tha Andersson nga ana tjetër.

Komenti i saj i drejtohej deklaratës së mëparshme të presidentit turk të hënën se ai nuk do të miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO lidhur me sanksionet ndaj Turqisë dhe akuzoi më tej të dy vendet për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.

“Ne presim me padurim të kemi një dialog dypalësh me Turqinë dhe sigurisht që do të kemi dialog dypalësh edhe me anëtarët e tjerë të NATO’s gjatë këtij procesi. Dhe pasi të jemi në NATO, shoh një mundësi për të evoluar edhe më tej marrëdhëniet tona dypalëshe”, tha Andersson gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Niinistö i Finlandës tha se ai gjithashtu mbetet “optimist” për diskutimet e ardhshme me Turqinë dhe se me dialog “problemi do të zgjidhet”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments