Ka edhe nga ato ushqime që mund të konsumohen para mëngjesit, nëse nuk arrini në kohë për të ngrënë.

Edhe pse janë të shëndetshme për t’u ngrënë gjatë ditës, ushqime të tilla do të kenë efektin më të madh në organizëm nëse merren me stomakun bosh.

Nutricionisti Dr Rupali Data ka përpiluar për “Food NDTV” një listë me ushqimet që janë zgjidhja më e mirë e mundshme për fillimin e ditës dhe nga ajo listë veçojmë tre ushqime.

Mjaltë dhe ujë të nxehtë

Kjo pije përmirëson tretjen dhe ka një efekt të dobishëm në sistemin imunitar, mirëpo kur merret me stomakun bosh, do të ndikojë edhe në metabolizmin.

Nëse kësaj pijeje i shtoni pak limon, për shkak të numrit të vogël të kalorive, do të jetë ideale për të gjithë ata që duan të rregullojnë peshën e tyre, si dhe do t’ju japin energji dhe detoksifikim.

Bajamet

Kjo frutë arrore është e pasur me vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme dhe konsiderohet se është shumë e dëshirueshme të hahen 5 – 10 bajame në stomak bosh. Kjo sasi do të sigurojë një bollëk të lëndëve ushqyese dhe uria nuk do të shfaqet shpesh gjatë ditës.

Gjithashtu, rekomandohet që bajamet t’i njomni në ujë para se t’i hani për të qëndruar, sepse bajame të tilla do të kenë fuqi edhe më të fortë.

Lëvozhga e këtij fruti përmban taninë, e cila përmirëson përthithjen e lëndëve ushqyese dhe kur lëkura e bajames ngjyhet mirë, lëndët ushqyese lirohen më lehtë.