Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 15-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll apo e para për stinorin pranveror, që pritet të jetë shumë interesante.
Derbi do të zhvillohet mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra që kanë grumbulluar nga dhjetë fitore dhe katër humbje.
Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion dhe pritet një sfidë shumë interesante në “Minatori”.
Në përballjet e këtij edicioni, secila skuadër ka nga një fitore ndaj tjetrës.
Të enjten në kryeqytet, Drita ndeshet me Sigal Prishtinën. Gjilanasit janë ende pa fitore në elitë me 14 humbje, kurse prishtinasit kanë shtatë fitore dhe shtatë humbje.
Peja-Bashkimi është sfida e rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës.
Në këtë edicion, pejanët kanë nëntë fitore dhe pesë humbje, kurse prizrenasit tetë fitore dhe gjashtë humbje.
Prizreni 16-Rahoveci, rezultati do të zhvillohet nga Liga Unike.