Thursday, January 9, 2025
HomeLajmeKosovaFillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit:duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njoftohen se procesi i votimit do të mbahet më 8 shkurt 2025”, njofton KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar individualisht të gjithë votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës për procedurën e votimit.

Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar sipas kësaj mënyre, adresat e kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës, por edhe të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, mund t’i gjejnë këtu.

“Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës”, njofton KQZ.

Si duhet të votoni?

Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës.

Hapi 1: Plotësoni fletëvotimin

  1. Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.
  2. Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik.
  3. Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.
  4. Pasi të plotësoni fletëvotimin:
  • Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.
  • Mos shkruani asgjë mbi zarf!

Hapi 2: Dërgoni fletëvotimin

  1. Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit.
  2. Brenda zarfit të dytë, vendosni:
  • Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar.
  • Dëftesën e regjistrimit.
  1. Mbi zarfin e dytë:
  • Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së (bashkangjitur në këtë email gjeni adresat e kutive postare të KQZ-së).
  • Vendosni një pullë postare.
  1. Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.

Kujdes! Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm:

  • Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).
  • Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments