Peshqit më të mirë e të përshtatshëm për skuqje :
Ekspertët këshillojnë që nëse planifikoni të keni peshk të skuqur për drekë apo për darkë të zgjidhni të duhurin sepse jo çdo peshk është i përshtatshëm për këtë mënyrë gatimi.
Peshqit më të mirë për skuqje janë:
- Merluci,
- Trofta
- Barbuni
- Sardelja
- Frutat e detit
Fileto peshku e fërguar në tigan :
250 gramë fileto peshku për person
Kripë
Piper
2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
Erëza dhe limon
Pas shpëlarjes me ujë të rrjedhshëm, thajeni fileton mirë nga të dyja anët
Spërkateni me kripë dhe piper.
Vendosni tiganin në zjarr dhe hidhni yndyrën e përzgjedhur.
Kur ajo të jetë e nxehur mjaftueshëm vendosni fileton dhe skuqeni për dy-tre minuta në secilën anë deri sa të marrë një ngjyrë të artë e lëkura të bëhet krokante.
Servireni peshkun menjëherë dhe shtoni erëzat tuaja të preferencës bashkë me limonin.
Peshkun mund ta servirni duke e shoqëruar me sallatë.