Sunday, November 24, 2024
HomeSportFIFA dhe UEFA e përjashtuan nga garat, vjen reagimi i Federatës së...

FIFA dhe UEFA e përjashtuan nga garat, vjen reagimi i Federatës së Futbollit të Rusisë

Federata e Futbollit e Rusisë ka reaguar pasi FIFA dhe UEFA e përjashtuan nga të gjitha garat ndërkombëtare.

Vendimi erdhi pak orë më parë, si sanksion për sulmin ushtarak që Rusia po e bën në Ukrainë.

Federata ruse e futbollit nuk është pajtuar me këtë vendim, duke thënë se është diskriminues dhe dëmton një numër të madh sportistësh.

“Federata e Futbollit të Rusisë kategorikisht nuk pajtohet me vendimin e FIFA-s dhe UEGA-s për të pezulluar dhe përjashtuar të gjitha ekipet ruse nga pjesëmarrja në ndeshjet ndërkombëtare për një periudhë të pacaktuar. Mendojmë se ky vendim është në kundërshtim me normat dhe parimet e konkurrencës ndërkombëtare, si dhe me frymën sportive. Ka një karakter të dukshëm diskriminues dhe dëmton një numër të madh sportistësh, trajnerësh, punonjësish të klubeve dhe ekipeve kombëtare, dhe më e rëndësishmja, miliona tifozë rusë dhe të huaj, interesat e të cilëve organizatat sportive ndërkombëtare duhet të mbrojnë në radhë të parë. Veprime të tilla po përçajnë komunitetin sportiv botëror, i cili gjithmonë i është përmbajtur parimeve të barazisë, respektit të ndërsjellë dhe pavarësisë nga politika. Ne rezervojmë të drejtën për të kundërshtuar vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s në përputhje me ligjin ndërkombëtar të sportit”, thuhej në reagim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments