Sistemi Video Assistant Referee do të inkuadrohet në Superligën e Kosovës.
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës së shpejti edhe në Kosovë do të përdoret sistemi VAR.
Kryetari i FFK-së Agim Ademi prej kohësh ka dhënë premtime që do ta inkuadrojë VAR-in në Kosovë, dhe duket se një gjë e tillë do të ndodhë nga sezoni i ardhshëm.
Klubet kosovare pothuajse gjithmonë janë ankuar në referim pas secilës ndeshje, me instalimin e VAR-it në stadiumet tona këto dyshime do të zhduken.
FFK përmes një video-prezantimi në llogarinë e tyre në Facebook ka njoftuar se VAR do të vijë së shpejti edhe në futbollin kosovar.