Basketbollistët shqiptarë Jetmir Zeriqi dhe Jan Palokaj janë bërë tashmë edhe zyrtarisht kosovarë pasi paraprakisht kishin nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut, respektivisht të Kroacisë.
Bardhekaltrit madje ua kanë bërë si dhuratë një tortë, ku janë përfshirë flamujt e të tria shteteve.
Gjithashtu, klubi kryeqytetas uron që në të ardhmen e afërt ata të ftohen edhe në ekipin kombëtar të Kosovës.