Vetëm sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë pritet të aterojnë 30 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës.
Të paktën kështu njoftohet në itinerarin e publikuar nga ANP “Adem Jashari” për datën 18 dhjetor
Fluksi pritet të rritet akoma më shumë nga e premtja ku nisin edhe zyrtarisht pushimet dimërore.Sot fluturimet më të theksuara sipas itinerarit janë nga Gjermania e Zvicra, por nuk mungojnë as ato nga Turqia, Belgjika e Austria.