Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosova“Fërrc, fërrc, fërrc, po i mshefni senet” – Kurteshi debaton me kryetarin...

“Fërrc, fërrc, fërrc, po i mshefni senet” – Kurteshi debaton me kryetarin e ri të KQZ-së

Anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka vazhduar përballjet e tij edhe me kryetarin e ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Kurteshi ka kërkuar nga kryesia e KQZ-së që disa çështje mos të kalojnë në heshtje, pasi që nuk po fliten në mbledhje, gjë që e ka kundërshtuar kryetari Radoniqi, teksa ka kërkuar të vazhdohet mbledhja me pyetjet e tjera.

“Nuk ka asgjë të fshehur, jemi transparent, andaj ju lus që të vazhdojmë me pyetjet e tjera… Jo nuk ua jap më fjalën, po vazhdojmë me pyetjet e tjera”, i ka thënë Radoniqi-Kurteshit.

Megjithatë, Kurteshi ka marrë edhe një herë fjalën duke thënë se nuk e kishte fjalën për Radoniqin.

“Unë po e përmendi si çështje, këtu e dimë se kemi ngritur çështje të brendshme, pastaj të auditorit dhe të gjitha ‘fërrc, fërrc, fërrc’ janë fshehur, kanë kaluar në heshtje. Ne e dimë që nuk i keni bërë ju, nuk e pata për ju, e dimë ne kush i ka bërë këto”, ka thënë Kurteshi.

Pas fjalës së Kurteshit, mbledhja e KQZ-së ka vazhduar me diskutimet e tjera mes anëtarëve dhe kryetarit Radoniqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments