Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaFAZ-i gjerman: Pretendimet e Beogradit për ‘spastrimin etnik’ në Kosovë, janë trillime...

FAZ-i gjerman: Pretendimet e Beogradit për ‘spastrimin etnik’ në Kosovë, janë trillime të kulluara, thjesht propagandë

“Nëse duhet besuar presidenti i Serbisë, pakica serbe në Kosovë është e ekspozuar ndaj diskriminimit mizor dhe sistematik”, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung në një artikull të titulluar “Legjendat e “spastrimit etnik”.

Aty citohen edhe disa deklarata të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndër të tjera, se e ka njoftuar ambasadorin rus në Beograd për “spastrimin brutal etnik” në Kosovë të organizuar nga “Albin Kurti me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare”.

Autori i shkrimit, Mihael Martens, thekson se Vuçiq ka bërë deklarata të ngjashme para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se Ivica Daçiq dhe Ana Brnabiq e bëjnë shpesh këtë dhe se prej vitesh janë pjesë e mediave serbe.

Që nga ai “spastrim etnik” masiv, në të vërtetë nuk duhet të ketë më serbë në Kosovë”, thotë autori.

Dhe ai vazhdon: “Një vështrim më i afërt i situatës në Kosovë, megjithatë, tregon se, jo gjithçka është në rregull për pakicën më të madhe në Kosovë, pretendimet e Beogradit për ‘spastrimin etnik’ janë trillime të kulluara”.

“Është thjesht propagandë”.

Serbët e Kosovës po bëjnë presion mbi bashkatdhetarët e tyre

“Megjithatë, UNMIK-u përmend se disa nga sulmet ndaj serbëve të Kosovës besohet se janë kryer nga serbët e tjerë të Kosovës”, por autori vëren se “raporti, i cili bën një përpjekje të ndërgjegjshme për të qenë i balancuar, përmbahet nga çdo përmendje e indicie të shumta dhe deklarata të vërtetuara të autorëve se këto forca radikale janë vazhda të pushtetit serb dhe se veprojnë në emër të Beogradit. Por, për këtë arsye përmendet se në gjashtë muajt e fundit në veri të Kosovës, me sa duket janë djegur shtatë vetura, pronarët e të cilave kanë guxuar – siç e kërkon ligji dhe siç është rënë dakord në dialogun me BE-në – t’i vendosin targat e Kosovës nëpër automjetet e tyre”

Nga raporti i UNMIK-ut, autori thekson gjithashtu se “serbët ushtronin presion edhe ndaj serbëve që raportojnë në shërbimin policor të Kosovës”.
Sipas raportimeve, disa rekrutë të rinj serbë të Kosovës janë kërcënuar dhe emrat dhe fotot e tyre janë publikuar në rrjetet sociale.

Në fund, Frankfurter Allgemeine Zeitung shprehet: “Këto sigurisht nuk janë kushte ideale”. Megjithatë, historia e “spastrimit etnik” është një ekzagjerim grotesk nga Beogradi. Fakti që politikanët e përgjegjshëm evropianë dhe përfaqësuesit specialë nuk reagojnë ndaj saj në këtë mënyrë nuk e ndihmon dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”./DW

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments