Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për marrëdhëniet e tij me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi dhe Limaj kanë qenë në PDK për shumë kohë derisa Limaj u largua dhe themeloi Nismën bashkë me disa anëtarë tjerë të PDK-së.
Ai në emisionin Pressing në T7 ka treguar për raportet e tij me Thacin. Së pari ai tregoi raportet me të menjëherë pas kthimit nga Haga.
“Shikoni, së pari e di që ka pasur lloj-lloj komente në drejtim të meje se është dashur të bëhet kështu e ashtu. Nuk duhet të humbim shpirtin, ambicia ka kuptim kur nuk dëmtohet tjetri ose vendi. Njerëzi pa ambicie nuk arrijnë asgjë. Janë vlerë në botën perëndimore, por ju që të sundojë ose rrënoj si karakter njerëzor. Derisa si njerëz dini si të ruani ambicien pa e rrënuar karakterin njerëzor atëherë është në rregull. Nuk është se nuk e di se nga po vija dhe me cfarë potenciale. Por e dija se në cfarë gjendje ishte Kosova. Kishin filluar negociatat në Vjenë. Kishin filluar bisedimet për decentralizimin. Në Vjenë e kisha takuar Lutfi Hazirin, andaj e mbajë mend. Në atë situatë duhet unitet. Nuk duhej pozitë e opozitë. E ndërtuam një ekip dhe kishim shkuar në negociata”, tregon Limaj.
Ai thotë se situata në Kosovë ishte e vështirë me të gjitha zhvillimet që po ndodhnin. Por ai shton se do të përkrahte përsëri Thacin që të bëhej kryeministër po të mund ta kthente kohen.
“Asnjëherë nuk ka pasur aso situata. Nuk isha kthyer nga pushimet në deti. Por nga një dramë e madhe. Kisha nevojë për pushim. Nuk kisha pushuar fare. Atë kohë duhej uniteti politik. E dija se ardhja ime i kishte shërbyer atij uniteti. Ju kujtohet fjalimi im në Kuvend. Kryekuvendar ishte akademik Daci. Kishte tensione në parlamentin e parë me të. Më ftoi të flisja si qytetar i lirë. Njëfarë mënyrë ardhja ime i shërbeu këtij uniteti. Kishim filluar bisedimet me Presidentin Rugova, pasi kishte hezitime për të shkuar në Grupin e Unitetit. Në PDK sidomos. Nuk janë lehtë të merren ato vendime. E di rolin tim aty. Dhe në raport me akademikun. Pastaj ndodhi vdekja e Presidentit Rugova dhe vazhdoi ashtu si vazhdoi. Të gjithë potencialin e kam harxhuar që ta kemi Hashim Thacin kryeministër. Të gjithë angazhimin e kam pasur që PDK të fitojë e Thaci të jetë kryeministër. Do ta kisha bërë përsëri. Zoti Thaci e di se më kanë ofruar poste e nuk i kam pranuar. Ka pasur mbështetje lojale. Nuk ka pasur në Ballkan mbështetës më lojal. Jo vetëm unë, por të gjithë”, tregon Limaj,
Ai tregon se Thacin e ka pasur mik dhe se me të, e me bashkëluftëtarë të tjerë të UÇK-së, kanë një lidhje të veçantë.
“E kam pasur mik. Atë dhe të gjithë. Jam sjellë dhe e kam përjetuar si mik. Jo vetëm atë, por të gjithë bashkëluftëtarët. Nuk kemi luajtur një lojë futbolli dhe nuk kemi shkuar në shkollë fillore apo një banket. Kemi ndarë jetën dhe vdekjen. Kemi dalë para plumbit që të ndajmë jetën dhe vdekjen. Asnjëherë nuk kemi futur politikën përpara. Besoj se ajo që kemi pasur ka qenë përpara. Nuk ka kalkulime në luftë. Vetëm një është. Liria. Besoj që me qindra shokë e bashkëluftëtarë e kemi ndarë. Jo vetëm me të, e përsëris. Edhe me Rexhep Selimin, që mos të pyesni më pastaj”, përfundon Limaj.