Fationa Kasapi është xhudistja e tretë nga Kosova që e fillon me fitore aventurën e saj në Grand Slamin e Zagrebit të Kroacisë.
Kasapi në kategorinë 57 kilogramë, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhti Julia Sommer.
Gjatë tërë meçit, Kasapi u tregua më e mirë se austriakja dhe kësisoj arriti të kualifikohet tutje në raudin e tretë, duke fituar me IPPON,
Xhudistja nga Kosova tani do të përballet me polaken, Arleta Podolak.