Pas sigurimit të medaljes së dytë të artë të Kosovës në Lojërat Olimpike të Tokios nga Nora Gjakova, ka reaguar edhe faqja zyrtare e Xhudos Botërore.
Nora dominoi në kategorinë deri në 57 kilogramë, për t’u shpallur kampione olimpike. Kështu, ajo siguroi medaljen e tretë të artë për Kosovën, pas Distria Krasniqit dhe Majlinda Kelmendit, që ishin kampionet e vetme olimpike nga Kosova.
Pas fitores së Nora Gjakovës, faqja zyrtare e Xhudos Botërore ka shkruar se “trendi legjendar vazhdon për ekipin kosovar të femrave…”.
“Nora Gjakova – kampione olimpike. Trendi legjendar vazhdon për ekipin kosovar të femrave, teksa Nora rrëmben medaljen e tretë për Kosovën në Lojërat Olimpike – të trija në xhudo” – shkroi faqja zyrtare e Xhudos Botërore në Tëitter.
E ky sukses i jashtëzakonshëm u vlerësua shumë edhe nga faqja zyrtare e Lojërave Olimpike.
Në një koment të bërë ata shkruan: “Arritje e pabesueshme”.
Nora Gjakova – Olympic champion 🥇
The legendary trend continues for the Kosovan women’s team, as Nora takes Kosovo’s third medal EVER for Kosovo at the Olympic Games – all three for judo! 🥇🥇🥇#Tokyo2020 #Judo #Olympics @olympics @tokyo2020 #UnitedByEmotion pic.twitter.com/0OQPNclQEK
— Judo (@Judo) July 26, 2021
Me dy medalje të arta deri tash, Kosova gjendet në mesin e 10 vendeve të para në ranglistë në këtë Olimpiadë.