Familjarët e Liridona Ademajt kanë arritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës aty ku pritet të dalin para gjykatës bashkëshorti Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e saj.
T7 raporton se para gjykatës janë marrë edhe masa më të larta sigurie.

Seanca dëgjimore është planifikuar të fillojë nga ora 09:30.

Ndërkaq, Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.
Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Fillimisht, Policia e Kosovës e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.