Një burrë nga Prishtina është gjetur i vdekur nga familjarët e tij. Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prishtinë, 21.10.2021 – 09:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar nga familjarët ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport