Kooperativa bujqësore “Krusha” sot do të mbajë konferencë për media me fillim nga ora 11:00. Fahrije Hoti pritet të sqarohet për siç është thënë, “shpifjet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci”, raporton Sinjali.
Kjo konferencë vjen pasi Peci kishte deklaruar se Hoti është paditur nga ministria në vitin 2017 për kthimin e një shumë të parave.
“Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë.
Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë. Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga z. Peci”.