Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaFacebook mbulon foton e arrestimit të Molliqajt, e konsideroi si pamje të...

Facebook mbulon foton e arrestimit të Molliqajt, e konsideroi si pamje të ndjeshme

Gjatë ditës së martë është mbajtur një protestë për ndërprerjen e konferencës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nga PSD.

Në atë protestë ishte arrestuar kryetari i këtij subjekti, Dardan Molliqaj. Pos Molliqajt, janë arrestuar edhe pesë aktivistë të tjerë të PSD-së.

Në atë protestë që ishte ndalur nga Policia e Kosovës, është shkrepur edhe një foto ku shihet se si një polic mban gjurin mbi Molliqajn. Në atë foto ai shihet edhe i gjakosur.

Facebook, këtë foto të bërë nga IndeksOnline, e ka konsideruar si pamje të ndjeshme.

Ndryshe, Aktivistët e PSD-së, e kanë ndërprerë konferencën për media të kryetares së Gjykatës Speciale, të hënën.

Ata thanë se nuk mund ta lejojnë që të kalojë në qetësi konferenca e një përfaqësuese të një “gjykate të padrejtë”.

“Duan ta ndryshojnë historinë e luftës së Kosovës, duke e bërë si një luftë që ka ndodhë në mes të dy agresorëve, e jo si një luftë për liri”, thanë aktivistët e PSD-së.

Por, Trendafilova nuk e kupton gjuhën shqipe, për këtë tha se i vjen keq që nuk i kuptoi çfarë thanë.

Ajo i ftoi aktivistët që të bashkohen në konferencë e t’i bëjnë pyetje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments