Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza ka marrë shumë më shumë vota sesa kundërkandidati i tij nga LVV-ja dhe kryetari aktual, Agim Bahtiri, sipas një Exit Poll-i të UBO Consulting, publikuar nga RTV Dukagjini.
Sipas këtij Exit Poll-i, Hamza ka marrë 53% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij, Agim Bahtiri ka marrë 34.50%.
Ndërsa Armend Agolli, kandidat i LDK-së për kryetar të kësaj komune, sipas këtij Exit Poll-i, ka marrë 12%.
Valon Feka nga UBO, tha se janë anketuar rret 2,400 qytetarë.