Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka quajtur lajm të mirë zgjedhjen e drejtorit të ri të RTK-së.
Von Cramon ka thënë se ky është hap drejt depolitizimit të medias në Kosovë.
“Lajme të mira për procesin e selektimit transparent dhe të bazuar në meritokraci të drejtorit të RTK-së, i cili do të hapë më tutje depolitizimin e medias në Kosovë”, ka shkruar Von Cramon.
Bordi i RTK-së ka zgjedhur dje Shkumbin Ahmetxhekajn drejtor të përgjithshëm të RTK-së.
Ai doli si kandidati më i poentuar në intervistim me 83.1 pikë. Në intervistën që u mbajt të mërkurën më 15 qershor e dyta si më e poentuara u rëndit Arta Bajrami.
Ahmetxhekaj deri më tani ka mbajtur pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të RTK-s