Friday, November 22, 2024
HomeLajmeKosovaEULEX-i prezanton raportin e monitorimit të drejtësisë

EULEX-i prezanton raportin e monitorimit të drejtësisë

EULEX-i do të prezantojë sot raportin e tij të katërt publik të monitorimit të drejtësisë.

“Raportet e mëparshme të monitorimit të drejtësisë të viteve 2020-2022 kanë bërë vlerësimin e sistemit të drejtësisë penale dhe civile të Kosovës dhe kanë dhënë rekomandime konkrete të cilat kanë pasur si qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit dhe përputhshmërinë me të drejtat e njeriut”, njofton ky mision.

Raporti aktual vlerëson zbatimin e atyre rekomandimeve.

Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm shefi i EULEX-it Giovanni Pietro Barbano dhe përfaqësues tjerë nga ky mision, Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë, Gazmend Hoxha, drejtor i policisë, Ardian Hajdaraj, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments