Friday, November 15, 2024
HomeLajmeKosovaEULEX-i me patrullime të vazhdueshme pranë urës së Ibrit

EULEX-i me patrullime të vazhdueshme pranë urës së Ibrit

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka njoftuar se në përputhje me mandatin e tij është duke kryer patrullime të vazhdueshme në veri, si dhe afër urës së Ibrit.

“Për të kuptuar situatën, Njësia e Formimit të Policisë së EULEX-it po kryen patrullime të lëvizshme të zbulimit 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, duke përfshirë – por pa u kufizuar në – Mitrovicën e Veriut dhe afërsinë e urës mbi Ibër”, thanë nga EULEX për Albanian Post.

Bashkimi Evropian është i mendimit se çështja e hapjes së urës së Ibrit është çështje për dialog.

Ndërkaq ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se as vendet e QUINT-it dhe as NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë kohë.

“Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, u takuam sot me kryeministrin Kurti për ta njoftuar se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim në statusin e tanishëm të urës së Mitrovicës në këtë kohë”, tha Hovenier për gazetarë pas takimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments