Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një studente të drejtësisë, me të cilën ka biseduar për shqetësimet e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.
Hamza ka theksuar se me 25 milionë euro që do t’i ndajë si bursa në çdo vit, do të hapen shumë dyer të mundësive për studentët tanë.
Ai ka thënë se së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura, sepse Kosova mundet më mirë.
“Një kafe me Melodinën, studenten e drejtësisë, me të cilën bisedova për shqetësimet e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.
Unë do ta themeloj Fondin Shtetëror të Bursave dhe me 25 milionë euro që do t’i ndajmë si bursa në çdo vit, do të hapim shumë dyer të mundësive për studentët tanë.
Së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura, sepse Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.