Sunday, November 24, 2024
HomeBotaEskalon pandemia në Gjermani, rekord me mbi 10.000 raste më shumë se...

Eskalon pandemia në Gjermani, rekord me mbi 10.000 raste më shumë se dje

Gjermania raportoi shifër rekorde prej 50.196 rastesh me Covid-19 të enjten. Kjo është dita e katërt radhazi që ky vend shënon shifra rekorde, ndërsa numri i fundit është për më shumë se 10.000 raste më i lartë se rekordi i djeshëm prej 39.676 rastesh.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 4.89 milionë. Përpos infektimeve, në 24 orët e fundit në Gjermani u regjistruan edhe 235 vdekje dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 97.198, sipas Institutit “Robert Koch”.

Reinhard Sager, kryetar i shoqatës së autoriteteve lokale në Gjermani (DLT), bëri thirrje ndaj industrisë së hotelerisë dhe organizimeve që të kryejnë kontrolle më të rrepta ndaj klientëve për testim, vaksinim ose shërim nga virusi, shkruan Reuters.

Tri partitë gjermane që po zhvillojnë bisedime për formimin e qeverisë së re janë pajtuar që të mos e zgjasin afatin e gjendjes emergjente kombëtare, pavarësisht valës së re të infeksioneve.

Spitali “Charite” në Berlin tha të martën se i është dashur që të anulojë operacione të planifikuara për shkak të numrit të anëtarëve të stafit që po kujdesen për personat me Covid-19. Autoritetet kanë thënë se shumica e pacientëve të fundit janë të pavaksinuar./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments