Analisti Dukagjin Gorani vlerëson se ish-presidenti Thaçi në intervistën e tij, të dhënë së fundmi, e sheh si një problem të madh ftohjen e raporteve mes qeverive Kosovë-Shqipëri.
Teksa po komentonte intervistën e ish-presidentin Thaçi, analisti Gorani tha se përkeqësimi i raporteve Kosovë-Shqipëri përjetohet si goditje e madhe, prandaj, sipas tij duhet gjetur mënyra se si të jenë raportet e afërta mes dy vendeve.
“Pjesa e rezervume për Edi Ramën, është e shkruar me një kujdes të veçantë, e dëshmon edhe për shkak të hapësirës që ia ka kushtu, dimensionit të marrëdhënieve me Qeverinë shqiptare, tregon se z.Thaçi këtë e sheh personalisht si një problem të madh, pra ftohjen e raporteve mes dy qeverive. Raportet me Shqipërinë, nuk janë raporte të zakonshme me fqinjësinë…Përkeqësimi i këtyre raportve përjetohet si goditje e madhe dhe e panevojshme”, u shpreh Gorani në Pressing.
“Duhet me gjetë mënyrën me qenë shumë të afërta”, tha Gorani për raportet me Shqipërinë.
“Cilado qeveri që të vjen në Shqipëi është me rëndësi raportet kurrë mos me ndryshu”, vlerësoi ai.
Ai mendon se raportet mes dy vendeve janë skandal, sipas Goranit, Shqipëria nuk e meriton këtë.
“Kjo që po ndodh sot, ai ka dashtë më thanë, është skandal, meqenëse është situatë që kerkush prej neve nuk e meriton, e nuk e meriton Shqipëria. Për këtë përqëndrimi i tij është goxha i madh në këtë kontekst”, shtoi ai.
Sa i përket intervistës së Thaçit, Gorani tha se nuk i pëlqejnë intervistat ku përpiqet të thuhet gjithçka.
Duke klikuar në këtë LINK, mund të lexoni se çfarë ka thënë Thaçi për kryeministrin Rama.