Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeEscobar: S’kemi ardhur për të treguar se çfarë do të imponojmë për...

Escobar: S’kemi ardhur për të treguar se çfarë do të imponojmë për Asociacionin, kjo duhet të negociohet

Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në konferencën për media është pyetur për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Escobar ka thënë që SHBA-ja beson se palët duhet të përmbushin marrëveshjet e kaluara, megjithatë ka sqaruar se në Kosovë nuk kanë ardhur me ndonjë përshkrim se si Asociacioni duhet të bëhet.

Megjithatë ai thotë se kanë kërkuar nga palët që të propozojnë modele se si duhet të bëhet Asociacioni dhe të vazhdohet negocimi nga aty, në kuadër të kornizës së dialogut.

“Ne s’jemi pjesë e dialogut as pjesë e negociatave. Por sic tha z.Lajcak ne besojmë që marrëveshjet që janë arritur në të kaluarën duhet të zbatohen. Megjithatë ne nuk kemi ardhur me ndonjë përshkrim apo propozim se cka duam të imponojmë. Në fakt ne po ju kërkojmë palëve  të tregohen konstruktive, të na tregojnë vizionin e tyre se si duhet të duket Asociacioni, dhe të vazhdojmë të negociojmë nga aty, brenda kornizës së dialogut”, ka thënë Escobar.

Ai ka thënë se SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë në negocimin e ndonjë modeli nëse palët e propozojnë.

“Nuk është e thënë që të jenë modele që dëmtojnë sovranitetin e Kosovës. Duhet të gjendet një prej këtyre modaliteteve. Ato mund të gjenden, mund të negociohen, dhe mund të diskutohen në kuadër të dialogut. Nuk është qëllimi i SHBA-së të zgjedh ndonjë model në emër të dyja palëve”, ka shtuar tutje Escobar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments