Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeEscobar: Kurtit i tregova që të premten i raportojë Shtëpisë së Bardhë

Escobar: Kurtit i tregova që të premten i raportojë Shtëpisë së Bardhë

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar, gjatë një bisede me mediat në Serbi ka thënë se në takimim me Kryeministrin Kurti e ka pyetur atë se cilët janë hapat e ardhshëm (në lidhje me Veriun), dhe se i ka treguar që për rezultatin e vizitës do ta njoftojë Uashingtonin.

Escobar ka theksuar se nuk i ka dhënë afate Kurtit, por ka thënë se do të raportojë në Shtëpi të Bardhë, ndërsa Lajçak do t’i raportojë shefit të diplomacisë europiane Josep Borell.

“Kurtit nuk i kam dhënë asnjë afat, ajo që kam kërkuar në Prishtinë është – pyeta se cilat janë hapat e mëtejshëm. Miroslav Lajçak dhe unë thamë që pas kësaj vizite duhet të dorëzojmë raporte. Shtëpia e Bardhë po kërkon që unë të jap informacionet e fundit të së premtes për atë që po ndodh, dhe ai gjithashtu duhet të raportojë te Josep Borell se çfarë po ndodh. Por është hapi tjetër për mua, nuk është një afat. Bazuar në raportin tjetër, ne do të marrim disa vendime për të ardhmen , por nuk është afat për askënd”, tha Escobar.

Tutje, Escobar tha se SHBA-ja është e përkushtuar që “të ndihmojë Serbinë dhe Kosovën në një mënyrë që i përshtatet të gjithëve” dhe se kjo çon në një plan rajonal nga i cili përfitojnë të gjithë që jetojnë në Ballkanin Perëndimor.

“Ne nuk duhet të harrojmë se Ballkani mund të jetë pjesa me rritjen më të shpejtë të Evropës, pjesa më dinamike e Evropës, e cila kontribuon në sigurinë rajonale”, ka theksuar Escobar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments