Ankaraja më parë ka dislokuar trupa në veri të Sirisë dhe ka kryer operacione bashkë me militantët vendas kundër forcave kurde në rajon.
Por dje në fjalën e tij presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi do të hakmerret ashpër pas vrasjes së dy oficerëve në një përplasje me luftëtarët kurdë.
Qeveria turke ka luftuar kundër militantëve të Partisë Punëtore Kurde (PKK) që prej viteve 1980, që kërkon pavarësi për rajonet etnike kurde, përfshi dhe ato brenda Turqisë. Ankaraja e ka etiketuar atë organizatë terroriste, raporton Top Channel.
Dy palët nënshkruan një armëpushim në vitin 2013, i cili u prish dy vjet më vonë me sulme të ndërsjellta.
Ndërkohë Turqia ka kryer tre operacione madhore kundër militantëve kurdë në veri të Sirisë, dhe në disa raste kundër ushtrisë arabe të Sirisë, shkruan Sputnik.