Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaErdogan takohet me Bidenin: Po fillon një proces i ri i marrëdhënieve...

Erdogan takohet me Bidenin: Po fillon një proces i ri i marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë takimit me homologun amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se po “fillon një proces i ri” mes dy vendeve.

Presidenti turk u takua me presidentin amerikan në margjinat e samitit të NATO-s në kryeqytetin lituanez Vilnius.

Erdogan tha se takimet e mëparshme me Biden ishin “seanca nxehje”, duke shtuar se “tani po fillojmë një proces të ri”.

Lideri turk po ashtu tha se beson se është koha për konsultime në nivel të krerëve të shteteve me SHBA-në si pjesë e mekanizmit strategjik, raporton Sky News.

“Këtë takim e konsideroj si hapin e parë drejt kësaj”, shtoi ai.

Presidenti Biden, nga ana e tij, e falënderoi presidentin turk për lidershipin dhe kryerjen e diplomacisë në procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke theksuar se mezi pret të takohet sërish me të.

Pranimi i Suedisë në NATO pas Finlandës është një nga pikat kryesore të agjendës së samitit, raporton aa.

Dje, pas një takimi trepalësh me Erdoganin dhe kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se shteti turk ka rënë dakord të dërgojë në parlamentin e saj për ratifikim protokollin e pranimit të Suedisë në aleancë.

Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua në Qendrën e Ekspozitave dhe Kongreseve Lituaneze (LITEXPO), ku dhe mbahet takimi dyditor i NATO-s që filloi sot më herët.

Më herët, presidenti Erdogan u takua me homologun francez, Emmanuel Macron, kryeministrin britanik, Rishi Sunak, kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments