Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaErdogan i gatshëm të ndërmjetësojë mes Kosovës e Serbisë, flet edhe për...

Erdogan i gatshëm të ndërmjetësojë mes Kosovës e Serbisë, flet edhe për targat

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka thënë në Beograd se është i gatshëm të ofrojë mbështetje për arritjen e një marrëveshjeje në mes  Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti turk ka folur edhe për marrëveshjen për targat e arritur mes dy shteteve, më 27 gusht.

Është shprehur i kënaqur me arritjen e asaj marrëveshjeje.

“Jemi shumë të kënaqur që është arritur marrëveshja për kalimin e kufijve me letërnjoftime vetëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Erdogan.

Ai po ashtu tha se shpreson që do ta arrihet marrëveshja edhe për targat.

“E sa i përket targave, shpresoj që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt, si dhe për çështje të tjera problematike”, ka thënë presidenti turk.

Presidenti turk po viziton disa shtete të Ballkanit Perëndimor, por në agjendë nuk e ka edhe Kosovën. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments