Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaErdhi nga Selaniku por nuk kishte pasagjerë, nga kompania “Shpejtimi Tours” japin...

Erdhi nga Selaniku por nuk kishte pasagjerë, nga kompania “Shpejtimi Tours” japin detaje nga aksidenti

Në aksident është përfshirë një autobus i kompanisë “Shpejtimi Tours”, i cili sipas pamjeve që ka siguruar Telegrafi, shihet se autobusi ka qenë duke lëvizur derisa humb kontrollin dhe godet disa vetura që ishin në hapësira e një auto-salloni.

Menaxheri i kompanisë “Shpejtim Tours”, Ibrahim Veselaj tha për Telegrafin se në autobus nuk ka pasur pasagjerë.

“Nuk ka pasur asnjë pasagjerë. Autobusi ka zbritur udhëtarët në stacionin e fundit në Gjakovë, ata kanë qenë në shëtitje në Selanik të Greqisë”, tha ai.

Veselaj tha se në aksident nuk është lënduar askush, as shoferi.

I pyetur për shkaqet e këtij aksidenti, Veselaj tha “policia është duke u marrë me rastin, ende nuk dihet për shkaqet e aksidentit”.

Ndryshe, nga policia kanë konfirmuar aksidentin duke njoftuar se ka ndodhur rreth orës 03:00, në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren).

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një autobusi, në rrethana deri më tani të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ndërkaq, nga auto-salloni kanë pohuar se dëmi i shkaktuar në vetura është rreth 200 mijë euro.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments