Një korsi e re qarkulluese po hapet në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj.
Përmes një njoftimi në Facebook, Zogaj ka thënë se kjo korsi do të lehtësojë në masë të madhe qarkullimin e komunikacionit.“Po hapim një korsi të re qarkulluese në Rrugën ‘Eqrem Çabej’.
Korsia e tretë në këtë segment rrugor, do ta lehtësoj në masë të madhe qarkullimin e komunikacionit!” thuhet në njoftimin e Zogajt.
Nënkryetari ka publikuar edhe pamje nga punimet që kanë nisur në këtë rrugë