Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaEnver Hasani e përkrah Kurtin: Me plot të drejtë donte ta ndërronte...

Enver Hasani e përkrah Kurtin: Me plot të drejtë donte ta ndërronte Ligjin për Zgjedhje

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka komentuar propozimin e ndryshimit për Ligjin për Zgjedhje që e bëri kryeministri Albin Kurti, dy ditë para se të votohej për presidentin e vendit.

Hasani në Pressing të T7 duke mos dashur ta komentojë anën politike, tha se Kurti me plotë të drejtë donte ta ndërronte këtë ligj, pasi sipas tij është i padrejtë.

“Mua s’më intereson pjesa politike. Me plotë te drejtë ai donte ta ndërronte ligjin se ishte i padrejtë, ligjin që i ndalonte njerëzit që janë me vendim, se ishte absurd. Por ajo nuk mund të bëhet me ligje të zakonshëm duhet me amandament”, tha Hasani.

Tutje ai tha se as Kurti as askush tjetër nuk mund ta ndryshojë Kushtetutën me 2/3 e popullsisë shumicë, pasi shtoi se serbët nuk e japin pëlqimin as për ndryshimin më fisnik.

“S’mundet askush me e ndrru me 2/3 të popullsisë shumicë. Vështirë është më mendu që serbët e jepin pëlqimin edhe për ndryshimin më fisnik që unë do e kisha bë, ta zëmë çështja e formimit të qeverisë, saktësimi i disa kompetencave të presidentit”, tha Hasani.

“Nëse nuk ndërrohet sistemi zgjedhor e kisha precizu mbi bazën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese duke caktu afate sa ditë mundet me prit fituesi dhe sa ditë kalon me automatizëm te tjetri, te i dyti, te cilido tjetër”, shtoi ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments