Friday, September 20, 2024
HomeLajmeEmisioni “Favorit” me risi në edicionin e ri

Emisioni “Favorit” me risi në edicionin e ri

Emisioni sportiv “Favorit” po e vazhdon rrugëtimin e tij në televizionin T7 çdo të diel duke filluar nga ora 22:00.

“Favorit” do ta pasqyrojë krejt atë që do të ndodhë në sportin kosovar, sidomos futbollin, por do të shtjellojë edhe tema e probleme të ndryshme që e përcjellin sportin në vendin tonë.

Lidhje direkte me personalitete të njohura, debate, kronika, analiza, statistika, e shumëçka tjetër ju pret në emisionin që është bërë pjesë e pandashme e fundjavave në shtëpitë tuaja.

Në edicionin e ri, analistë të përjavshëm do të jenë Taulant Dajaku dhe gazetari e komentatori me përvojë shumëvjeçare, Arber Avdyli, ndërsa çdo javë do të ftohen edhe trajnerë, futbollistë e analistë të ndryshëm të futbollit apo edhe të sporteve të tjera, varësisht prej tematikave që do të shtjellohen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments