
Emisari i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Peter Sorensen, është pritur nga presidentja Osmani.
Ai më pas do të takohet me kryeministrin Kurti dhe zv/kryeministrin Bislimi.
Kjo është vizita e parë e Sorensenit pasi mori pozitën e emisarit më 1 shkurt.
Ai do të shkojë edhe në Serbi, mirëpo deri tash nuk është bërë e ditur data.