Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se mbledhja nis nga ora 11:00.
31 pika janë gjithsejt në rendin e ditës.
Shpronësime të pronave publike, emërime të bordeve të reja, marrëveshje ndërkombëtare dhe shqyrtime të projektligje në fusha të ndryshme do të jenë pjesë e diskutimit në mbledhjen e sotme të Qeverisë.


