Qendra Emergjente vazhdon është bllokuar nga forcat e shumta policore pas plagosjes së mbrëmshme në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Siç raportohet si pasojë e të shtënave një person ka vdekur dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.