Në fillim të këtij muaji, EMA miratoi dozën përforcuese edhe të vaksinës Pfizer.
Agjencia Europiane e Barnave deklaroi se doza e tretë e vaksinës kundër koronavirusit e prodhuar nga kompania Moderna mund t’iu jepet personave mbi 18 vjeç gjashtë muaj pasi ta kenë marrë dozën e dytë.
Vaksina e Moderna është e dyta që merr miratimin nga EMA dhe që pritet të aplikohet nga miliona njerëz
“Vendimi pason të dhënat që tregojnë se doza e tretë e vaksinës, e dhënë 6 deri në 8 muaj pas dozës së dytë, çon në rritjen e nivelit të antitrupave te të rriturit”, tha EMA.
Në fillim të këtij muaji, EMA miratoi dozën përforcuese edhe të vaksinës Pfizer.
Gjithashtu Agjencia Europiane e Barnave njoftoi se ka “filluar një rishikim të përshpejtuar të ilaçit antiviral oral molnupiravir” kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike Merck.
Nëse i jepet drita jeshile, ky do të jetë trajtimi i parë për koronavirusin që nuk ka nevojë të administrohet përmes gjilpërave ose infuzioneve intravenoze.
Kompania ka raportuar më herët se pilula përgjysmon shtrimet në spital dhe vdekjet në mesin e pacientëve me simptoma të hershme të COVID-19.
Një pilulë antivirale që njerëzit mund të marrin në shtëpi për të reduktuar simptomat e tyre dhe për të përshpejtuar shërimin e tyre mund të jetë inovatore, duke lehtësuar mbingarkesën në spitale dhe duke ndihmuar në frenimin e shpërthimit të rasteve të reja në vendet e varfra dhe me sisteme të dobëta të kujdesit shëndetësor.