Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaElvir Azizi emërohet drejtor i ri i ShSKUK-së

Elvir Azizi emërohet drejtor i ri i ShSKUK-së

Elvir Azizi është zgjedhur drejtor i ShSKUK-së.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është bashkangjitur mbledhjes së  Bordit Drejtues të ShSKUK-së, në të cilën është bërë pranimin e detyrës së drejtorit të ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi.

Me këtë rast, ministri ka falënderuar zëvendësuesen e drejtorit të ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, për punën dhe kontributin e deritanishëm në menaxhim të ShSKUK-së.

“Ai u shpreh se drejtoresha ka bërë punë të jashtëzakonshme gjatë kohës sa përkohësisht ka menxhuar ShSKUK, përkundër sfidave që kanë qenë prezentë.

Ministri Vitia pasi ka uruar zgjedhjen e drejtorit të ri të ShSKUK-së, ka shtuar se përkrahja e Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë e vazhdueshme për Bordin Drejtues dhe drejtorin e ri.

Në anën tjetër, znj. Arënliu Hoxhaj, ka njoftuar  me punën dhe projektet që janë zhvilluar gjatë kohës sa ka menxhuar me ShSKUK, por edhe projektet që janë në zbatim e sipër”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Elivir Azizi, drejtor i ShSKUK, ka falënderuar  ministrin dhe Bordin për besimin që i është dhënë për menaxhim të ShSKUK, duke premtuar angazhim maksimal për avancim të projekteve, në të mirë të shërbimeve shëndetësore për pacientët

“Elvir Azizi është zgjedhur drejtor i ShSKUK-së, përmes konkursit publik që kishte shpallur Bordi Drejtues i ShSKUK-së”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments