Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeElshani i PDK-së: KQZ nuk e rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Elshani i PDK-së: KQZ nuk e rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani ka thënë se KQZ nuk e ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës më 18 dhjetor.

“KQZ nuk e rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve”, ka thënë  Elshani.

Gazeta Express raportoi më herët se në mbledhjen e sotshme të KQZ-së pritej që të diskutohej mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve të 18 dhjetorit.

Krerët shtetërorë në Kosovë deri tani kanë thënë se institucionet kanë ofruar kushte për t’u mbajtur zgjedhjet në katër komunat ku janë dorëhequr kryetarët.

Ndërkaq zyrtarë amerikanë kanë kërkuar që të shtyhen zgjedhjet e shpallura për 18 dhjetor, në komunën e Zveçanit, Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk ka kushte për t’u mbajtur këto zgjedhje, pas tensionimit të situatës në veri. Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është pajtuar me këtë.

Ditëve të fundit kanë nisur incidentet në veri të vendit.

Më 6 dhjetor, zyrat e komisioneve komunale zgjedhore, u sulmuan me mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore, teksa policia po shoqëronte zyrtarët zgjedhorë në këto zyra në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Incidentet kanë vazhduar edhe tri ditët e tjera.

Që nga mbrëmë, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në pjesën veriore të vendit. Të enjten rreth orës 23:00 është plagosur një polic, pas një sulmi nga persona të armatosur në veri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments