Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaEksperti për Ballkan: Kosova bëri shumë gabime që e humbi shansin për...

Eksperti për Ballkan: Kosova bëri shumë gabime që e humbi shansin për KiE, përgjegjësinë duhet ta mbajë Qeveria e Kosovës

Kosova bëri shumë gabime. Së pari, u mbështet në faktin se partnerët perëndimorë të Kosovës, duke parë politikën serbe, do të hapnin rrugën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Gabimisht mendoi se tri fuqitë e mëdha të BE-së do të ndihmonin në minutën e fundit.

Kështu mendon historiani dhe eksperti i Ballkanit, Konrad Clewing.

Sipas tij, ky nuk është hapi i vetëm kur gaboi Kosova.

“Së dyti, qeveria e tanishme dhe ato të mëparshme nuk zhvilluan një plan për Asociacionin e Komunave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Të mendosh se kjo çështje do të zgjidhet vetvetiu është naive dhe një gabim i madh politik. Kjo u dha hapësirë aktorëve perëndimorë – nga Lajçak deri te liderët në Berlin, Paris dhe Romë – për të ndërhyrë. Parakushti për të paraqitur planin e Lajçak pa negociata të mëtejshme me dhe në Kosovë në Gjykatën Kushtetuese ishte një ndërhyrje që meriton kritikë. Letra e tre liderëve drejtuar Kurtit më 15 maj ishte gjithashtu shumë e ashpër. Megjithatë: Nëse qeveria do të kishte vepruar më herët, kjo mund të ishte shmangur”, mendon Clewing dhe shpjegon gabimin e tretë.

“Së treti, veprimet e javës së kaluar nga Ministria e Jashtme erdhën shumë vonë dhe pa shumë përmbajtje. Është e pakuptueshme se si mund të besohej se në minutën e fundit Gjermania, Franca ose Italia dhe gjithë QUINT do të ndryshonin mendjen dhe të pranonin një plan ende të papërfunduar si ai i Fondacionit FES”.

Dhe për këto gabime, Clewing thotë se përgjegjësin duhet ta mbajë Qeveria e Kosovës.

“Në Kushtetutën e Kosovës thuhet: presidenti udhëheq politikën e jashtme të vendit; qeveria propozon dhe zbaton politikën e jashtme të vendit; kuvendi mbikëqyr politikën e jashtme dhe të sigurisë. Është një shenjë e keqe që presidentja, sipas deklaratës së saj, nuk u konsultua për hapin e rëndësishëm të ministres së Jashtme. Është gjithashtu një shenjë e keqe që shumica qeverisëse në parlament ka pak ekspertizë ndërkombëtare. Por është e qartë: Përgjegjësia kryesore për mungesën e përgatitjes së një plani për Asociacionin e Komunave dhe për prezantimin e dobët të qëndrimeve te partnerët është e qeverisë. Pra, te Ministria e Jashtme dhe kryeministri. Nëse kanë kontribuar këshilltarë të jashtëm, mund të thuhet se nuk bënë një punë të mirë. Por përgjegjësia kryesore për rezultatin e dobët është te qeveria”, mendon ai. /DW

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments