Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaEksperti amerikan: Kurti e Vuçiq duhet të hartojnë një rrugë të re...

Eksperti amerikan: Kurti e Vuçiq duhet të hartojnë një rrugë të re pajtimi

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq duhet që ta mirëpresin dialogun e rinovuar për të cilin po insistojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Duke komentuar thirrjen e SHBA-ve për implementimin e Asociacionit, Ben Meir ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të përfitojnë shumë nga ky proces

Sipas tij, ndonëse s’ka pajtim për njohjen reciproke, dy liderët duhet të hartojnë një rrugë të re pajtimi.

Postimi i plotë i Ben Meir:

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë “Është thelbësore që Kosova dhe Serbia të respektojnë zotimet e tyre duke zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Këtu përfshihet Asociacioni i Komunave Serbe”. Fakti që SHBA dhe BE po i shtyjnë të dyja palët të përfshihen në një dialog të ri është shumë i rëndësishëm. Unë besoj se si Vuçiç ashtu edhe Kurti duhet ta mirëpresin një dialog të tillë të rinovuar duke qenë se të dyja palët mund të përfitojnë shumë nga bashkëpunimi. Edhe pse ata nuk bien dakord për përfundimin e lojës – njohjen e ndërsjellë – ata megjithatë mund të bien dakord të hartojnë një rrugë të re pajtimi. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments