Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ekipit të tij të këshilltarëve i është bashkuar edhe eksperti amerikan, Joe Duncan.
Mehaj ka shkruar në Facebook se sot i ka dëshiruar mirëseardhje ekspertit amerikan.
“Ekipit tim të këshilltarëve i bashkohet edhe eksperti amerikan i radhës, këshilltari Joe Duncan. Duke i dëshiruar mirëseardhje, sot prita në takim, këshilltarin tim amerikan për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim, z. Joe Duncan. Në procesin e reformës ligjore, administrative , organizative dhe funksionale të Ministrisë së Mbrojtjes, sikur edhe në fushat tjera, eksperienca amerikane është jetike për ne”, ka shkruar ai.
Mehaj ka shprehur mirënjohje për ShBA-në, respektivisht Zyrën Amerikane për Bashkëpnimin e Mbrojtjes.
“Mirënjohje e përjetshme për SHBA-në, respektivisht Zyren Amerikane për Bashkëpunimin e Mbrojtjes, përfaqësuar nga shefi i saj, major Ryan Conley, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e qëllimeve tona strategjike dhe objektivave të mi operacional”, ka shkruar ai.